Qendra e Edukimit të Fëmijëve

Mentis Academy Albania është një qendër edukimi që ndërthur mësimdhënien cilësore, kreativitetin dhe zhvillimin personal. Këtu, çdo fëmijë frymëzohet të mësojë, zbulojë dhe ndërtuar një të ardhme të ndritur. Besojmë se çdo fëmijë ka potencialin për të arritur madhështinë dhe ofrojmë një mjedis frymëzues dhe të sigurt ku ata zhvillojnë aftësi akademike dhe jetësore. Programet tona stimulojnë mendimin kritik, kuriozitetin dhe talentet unike të fëmijëve. Mentis Academy është më shumë se një shkollë – është vendi ku fëmijët rriten dhe përgatiten për të qenë liderët e së nesërmes.

Me shume

Detyra Shtëpie

Na besoni për ndihmën me detyrat e shtëpisë! Mësuesit tanë do t'ju udhëzojnë për të përfunduar detyrat me sukses dhe për të kuptuar më mirë mësimet.

Aktivitete Jashtëshkollore

Shijoni aktivitete të pasura dhe argëtuese jashtëshkollore, ku fëmijët zhvillojnë aftësi të reja, ndajnë eksperienca dhe krijojnë kujtime të paharrueshme!

Arts and Crafts

Zhvilloni kreativitetin dhe imagjinatën përmes aktiviteteve artistike dhe artizanale, ku fëmijët mund të krijojnë vepra të veçanta dhe të shprehin talentin e tyre.

Projekte Shkollore

Fëmijët përfshihen në projekte shkollore që inkurajojnë hulumtimin, mendimin kritik dhe bashkëpunimin, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi të rëndësishme për të ardhmen.

Kinema

Shijoni seanca kinektografike argëtuese dhe edukative, ku fëmijët mund të zbulojnë botën e filmit dhe të zhvillojnë aftësi krijuese dhe mendimin kritik.

Kurse Private

Ofrojmë kurse private të personalizuara për çdo fëmijë, duke siguruar një mësimdhënie të thelluar dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për të arritur suksesin.

Mësoni Rreth Nesh

Vendi më i mirë për fëmijët tuaj

Mentis Academy Albania u hap në vitin 2024 me qëllimin për t’u ofruar fëmijëve një ambient frymëzues dhe të sigurt pas orëve të shkollës. Si një qendër edukimi moderne, ne synojmë të zhvillojmë potencialin e çdo fëmije përmes aktiviteteve që ndërthurin mësimin, krijimtarinë dhe argëtimin. Programet tona janë të ndërtuara për të plotësuar nevojat individuale të fëmijëve, duke përfshirë ndihmë akademike, zhvillimin e aftësive sociale dhe pjesëmarrjen në aktivitete artistike, shkencore dhe sportive. Në Mentis Academy, çdo fëmijë ka mundësinë të mësojë, të eksplorojë dhe të rritet në një mjedis që nxit vetëbesimin dhe dashurinë për dijen. Me një ekip profesionistësh të përkushtuar, ne sigurojmë një përvojë unike që i ndihmon fëmijët të formësojnë shprehi të shëndetshme dhe të përgatiten për sfidat e së ardhmes. Mentis Academy Albania është vendi ku pasioni për të mësuar bëhet pjesë e jetës së përditshme të fëmijëve.

Klasat

Klasat per fëmijët

Klasa e Detyrave të Shtëpisë

Një hapësirë ku fëmijët përfundojnë detyrat e shkollës me ndihmën e mësuesve tanë të përkushtuar, duke siguruar kuptim të plotë dhe përgatitje cilësore.

Klasa e Pikturës

Një ambient krijues ku fëmijët eksplorojnë imagjinatën e tyre përmes artit, duke zhvilluar talentin dhe ndjeshmërinë estetike.

Klasa e Kohës së Leximit dhe Argëtimit

Një vend i qetë dhe frymëzues për lexime të ndryshme, shoqëruar me aktivitete argëtuese që nxisin dashurinë për librat dhe zhvillimin personal.

Klasat e Kurseve për Matematikë

Kurset e matematikës ndihmojnë fëmijët të përvetësojnë konceptet kyçe përmes metodave praktike dhe ushtrimeve të personalizuara.

Klasat e Kurseve për Anglisht

Përmirësimi i aftësive të gjuhës angleze përmes një metodologjie interaktive që kombinon të folurit, dëgjimin dhe shkrimin.

Klasa e Kurseve për Bio-Kimi

Hapësira për nxënësit e apasionuar pas shkencave natyrore, me qasje praktike dhe të thelluar mbi konceptet e biologjisë dhe kimisë.

Klasa e Kurseve për Maturen

Program i posaçëm për përgatitjen e maturantëve, duke mbuluar temat kryesore dhe duke ofruar strategji efektive për sukses në provime.

Klasa e Kurseve për Programim

Klasa e Kurseve për Programim për Fëmijë ofron mundësi për të mësuar bazat e kodimit në një mënyrë argëtuese dhe interaktive. Nxënësit zhvillojnë aftësi krijuese dhe logjike duke përdorur gjuhë programimi të thjeshta dhe projekte praktike.

Mesuesit

Njihuni me mesuesit tane

Mësues Matematike

Mësues Kimi/Biologji

Mësues Anglishte

Mësues Fillore

Mësues Programimi

Kontaktoni

Na kontaktoni për çdo pyetje

Jeni të lutur të na kontaktoni për çdo pyetje ose informacion të nevojshëm. Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar!

Adresa

Rruga 5 Maj, Rr Vasil Kamami, Elbasan 3001, Albania

Telefon

0695151227

Orari i hapjes
E Hene - E Shtune:

14:00 AM - 18:00 PM

Mentis Mentis Academy Albania

Qendra e edukimit të fëmijëve që ndërthur mësimdhënien cilësore, kreativitetin dhe zhvillimin personal. Mentis Academy Albania është vendi ku çdo fëmijë frymëzohet për të mësuar, zbuluar dhe ndërtuar një të ardhme të ndritur.

Kontaktoni

Adresa

Rruga 5 Maj, Rr Vasil Kamami, Elbasan 3001, Albania

Telefon

0695151227